Rasti i të moshuarës, sot në Gjakovë protestohet kundër dhunës
Publikuar:
(04.11.2022 08:18:55)

Një protestë e paralajmëruar do të mbahet në Gjakovë, kundër dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës në qytetin e Pejës.
Rasti kishte ndodhur brenda objektit të shtëpisë së të moshuarve “Orenda” nga infermieret që punonin aty.
Protesta do të nisë në ora 12:00, tek lapidari “Shokët e lirisë”.
Ajo është e organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova dhe Bashkimi i femrave gjakovare.
Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulmi”.
/Shqip.com