Rozë

Rasti i 11-vjeçares në Prishtinë, reagon edhe Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas rastit të 11-vjeçares në Prishtinë e cila u dhunua nga pesë persona.

Lipa në Instagram ka ndarë fotografi nga protesta e së mërkurës e cila u organizua në kryeqytet.

Protesta që u organizua pas dhunimit të së miturës ishte masive dhe bënte thirrje për mbrojtjen e vajzave dhe grave.

Kujtojmë që e mitura u dhunua nga pesë persona për shtatë orë në Prishtinë.