Lajme

Rasti “Brezovica”: Ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për t’u liruar nga burgu

Gjykata Themelore në Pejë ia ka ndërprerë masën e paraburgimit njërit prej 12-të të akuzuarve në rastin e njohur si, “Brezovica”, Bratisllav Nikoliq, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, përmes dorëzanisë.

Këtë e ka bërë të ditur për mediat avokati i tij, Artan Qerkini, i cili ka thënë se klienti i tij ka paguar shumën prej 50 mijë euro në formë të dorëzanisë.

“Ai është liruar me masën e dorëzanisë, në lartësi prej 50 mijë euro”.

/Shqip.com