Rozë

Rastësi apo e qëllimshme? Pas Loredanës edhe Mozzik njofton se është alergjik ndaj polenit

Lori dhe Mozzik

Këngëtarja Loredana Zefi po vazhdon që të jetë aktive në rrjete sociale.

Ajo së fundi ka befasuar fansat me një postim.

Ajo është shfaqur me lot në sy dhe në gjendje jo të mirë, por kësaj radhe ka të bëjë me diçka tjetër.

Këngëtarja e njohur vuan nga alergjitë sezonale dhe këtë e ka treguar përmes një foto në ‘Instastory’, ku shihej pa makeup dhe me lot në sy.

“Polena është ‘çmendur’ këtë vit”, ka shkruar ajo duke treguar se vuan nga një alergji.

Pas saj edhe Mozzik ka bërë një postim ku ngjalli reagime pasi u shfaq me një faculetë dhe shkroi: Alergji ndaj polenit.

Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo e qëllimshme, edhe pse ish-çifti tashmë janë të ndarë dhe vijojnë jetën larg njëri-tjetrit./SHQIP.com