Sport Shqiptar

Rashica i bën reklamë Kosovës edhe te Galatasaray

Mesfushori i Galatasarayt, Milot Rashica, flamurin e Kosovës vazhdon ta mbajë afër vetes edhe te klubi i madh turk.

Reprezentuesi i Kosovës ka publikuar në llogarinë e tij në “Twitter” një fotografi me yllin e skuadrës, Juan Matan, në seancën e sotme stërvitore te Galatasaray, shkruan Shqip.com.

Lojtari vushtrrias në atë fotografi shihet me çorape të bardha e ku në to ndodhet flamuri i Republikës së Kosovës.

Milot Rashica është pjesë e Galatasarayt nga qershori i këtij viti kur u huazua për një vit nga Norwich City.

26-vjeçari ka realizuar dy gola për Galatasarayn në Kupën e Turqisë.

/Shqip.com