Sport Ndërkombëtar

Rashani ka më shumë gola se Messi – në Ligue 1

Rashani - Messi

Duket pak e besueshme.

Por, Eblasan Rashani – ka shënuar më shumë gola se Leo Messi – në këtë sezon të Ligue 1.

Rashani është autor i tetë golave në Ligue 1, kurse Messi ka shënuar vetëm katër herë.

Statattack Round 3: Supersub Rashani clinical for Clermont
Elbasan Rashani

Këtë statistikë, sulmuesi shqiptar e ka arritur në 20-të ndeshje të zhvilluara, kurse Leo ka zhvilluar pesë takime më pak.

Ai ka arritur të regjistrojë tetë asistime, kurse Rashani ka gjithsej tri.

Teksa sa i përket formës ekipore, Celmont Foot gendet në vendin e 15-të dhe i vetmi synim për ta mbetet qëndrimi në Ligue 1.

Kurse, në anën tjetër parisienët janë shpallur kampionë.

Mercato | Mercato - PSG : Lionel Messi suscite de nombreuses convoitises !
Leo Messi

Rashani i është bashkuar francezëve në verën e vitit 2021, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e BB Erzurumspor.

Në anën tjetër, Messi u bashkua me PSG-në – po ashtu në të njëjtin afat të transferimeve, pasi i ndau rrugët me Barcelonën – pas 18-të viteve. /Shqip.com