Lajme

Raportohet për 2 të vdekur dhe 10 të plagosur nga bombardimet ruse në Khreson

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosura nga bombardimet ruse në Kherson.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit, Oleksandr Prokudin. Në një postim në platformën Telegram, ai tha se forcat ruse gjatë natës kishin goditur zonat e banuara, dyqanet, objektet mjekësore dhe infrastrukturën tjetër.

Mësohet se një nga viktimat ishte një polic, ndërsa në mesin e të plagosurve është një fëmijë.

Khreson është një nga rajonet më të shënjëstruara nga forcat ruse, kjo për shkak të pozicionit gjeografik dhe pasurive minerare.

/Shqip.com