Ramush Haradinaj uron “Bad News Eagles”: Faleminderit për përfaqësimin e denjë të Kosovës

Skuadra nga Kosova në CS:GO, “Bad News Eagles”, ka shënuar fitore duke mposhtur ekipin numër një në botë “FaZe Clan”.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ju ka uruar fitoren dhe i ka falënderuar ekipin “Bad News Eagles”, për përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, Haradinaj ju ka uruar suksese në sfidën tjetër kundër “Na’Vi”. “Fitore e shkëlqyeshme e “Bad News Eagles” në lojën kundër ekipit numër një në botë “FaZe Clan”. Suksese sot në sfidën tjetër, në ndeshjen kundër “Na’Vi”. Faleminderit për përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ramush Haradinaj, përcjell Shqip.com.
Bad News Eagles ka lënë pa fjalë gjithë skenën e CS:GO pas fitores ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe, duke i eliminuar përfundimisht nga turneu IEM Rio Major në Brazil.
/Shqip.com