Ramos “e theu akullin”

Pritjes i erdhi fundi.
Sergio Ramos është njoftuar me gol – për herë të parë me fanelën e PSG-së.
Qendërmbrojtësi spanjoll – ishte titullar në ndeshjen kundër Reims – të cilën parisienët e fituan me rezultat 4-0.
Pas një rivënie nga këndi, Ramos u gjend më së miri në zonë, duke e dërguar topin në rrjetë – pas tentimit të dytë.
Buzqeshja u rikthye përsëri në fytyrën e tij.
Sergio ka kaluar një peridhë tejet të vështirë që kur është bashkuar me nënkampionët e Francës.
Për shkak të lëndimeve të shumta – ai ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje deri më tani.
Një sfidë e madhe dhe interesante për 36 vjeçarin do të jetë përballja ndaj Real Madrid – me datë 15 shkurt – në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ai ishte transferuar si lojtar i lirë te PSG-ja, pasi nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me madrilienët për vazhdimin e kontratës.

Me parisienët ka kontratë dy vjeçare, që e mban atë në këtë skuadër – deri në qershor të vitit 2023.
Ramos ishte pjesë e “Los Blancos” që nga viti 2005, teksa paraprakisht ishte pjesë Sevillës.
Gjatë kohës së tij me “mbretërit”, ai zhvilloi 469 ndeshje, shënoi 72 gola, kurse e fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë edhe veshgjatën, të cilën e ngriti katër herë./Shqip.com