Ramiz Lladrovci nuk fiton me të parën në Drenas, e sfidon në balotazh Driton Ajazi
Publikuar:
(17.10.2021 22:36:13)

Çarja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, po e çon Ramiz Lladrovcin drejt balotazhit.
Sipas numërimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Drenasi do të shkojë në balotazh.
I pari është Ramiz Lladrovci me 45.45 për qind dhe i dyti, Driton Ajazi, me 31.86 për qind. Ky rezultat është nga numërimi i 67 për qind të votave për kryetar komune.
Ajazi, që ishte pjesë e PDK-së, ka garuar me iniciativën qytetare, Demokratët e Drenasit.
