Ramë Lahaj letër publike Edi Ramës: Anulo Bregoviqin, Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’çetnikëve

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj me anë të një letre publike i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të anuloj pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.
Lahaj në postimin e tij ka shkruar se kënga e Bregoviqit ishte himn i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jetë në Shqipëri për të festuar në Festën e birrës.
“Z. Edi Rama po të drejtohem në emrin e të gjithë kosovarëve, anulo Goran Bregoviqin! Ai dhe këngët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jetë në Shqipëri për të festuar në Festën e birrës”, ka shkruar ai.
Lahaj ka thënë së është në gjendje edhe vetë për të kënduar vetëm që të anulohet pjesëmarrja e tij.
“Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festuar së bashku me muzikën tonë të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep. Tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë. Mos na i vendos krip plagës|”, ka shkruar tenori.
Ai më tej, ka thënë “unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast është krejt ndryshe dhe ju e dini pse”.
“E sa i përket renditjes se kush erdhi i pari e kush i fundit kur Shqipërinë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa rëndësishme! Shqipëria asht bë sofra e shtrati jone at ‘here kur çetnikët serb me këngët e Goranit na i ka përmbys e djegë shtëpiat e baballarëve. Mos i ndodhtë kurrë Shqipërisë me u provu në të keq, se të madh e t’ vogël aty na ka. Të parët! Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër! Shqipërisë nuk i ka hije me bo dasmë me dajre të çetnikëve”, ka përfunduar tenori i famshëm shqiptarë./SHQIP.com