Ramë Lahaj flet pas vdekjes së nënës

Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj, ka bërë të ditur se i ka vdekur nëna e tij të shtunën , gjatë kohës sa ai ishte duke performuar në koncertin e paralajmëruar në Prishtinë, shkruan SHQIP.com.
Atij iu desh ta ndërpriste evenimentin dhe ta përfundonte më herët koncertin edhe pse nuk arriti të realizonte as 1/3.
Lahaj postuar së fundmi në Instagran ku ka treguar se varrimi i të nënës se tij bëhet sot në orën 16:00.

Tenori ka falënderuar miqtë e dashamirët për ngushëllimet dhe kujdesin e treguar në këtë kohë.
“Miq, shokë e dashamirë nënën Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00. Ju faleminderit për ngushëllimet dhe kujdesin. Familja Lahaj. Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”, ka shkruar ai.
Nëna e tij ishtë duke vuajtur nga një sëmundje dhe ka vdekur në moshë 77 vjecare./SHQIP.com