Ekonomi

Rama: Turistët e huaj kanë “sulmuar” gjithë vendin

Edhe këtë vit plazhi i Sazanit dhe Karaburunit në qytetin e Vlorës vijojnë të mbeten atraksionet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka urur mirëmëngjesi përmes një video të publikuar në Facebook ku një numër i madh i pushueseve vendas dhe të huaj kanë “pushtuar” bregdetin e ishullit të Sazanit.

“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

/Shqip.com