Lajme

Rama tha se Ballkani i Hapur nuk na ndanë, Kurti ia refuzon sërish ftesën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për media, pas mbledhjes së dy qeverive, ka folur edhe për Ballkanin e Hapur.

Ai është shprehur se Ballkani i Hapur nuk ka bashkon, por as nuk na ndanë.

Rama tha se kënvështrimet e ndryshme në këtë pikë, nuk e pengojnë Kosovën dhe Shqipërinë në proceset e tjera.

“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk ka bashkon, por ama është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndanë, që do të thotë në këtë pikë kemi kënvështrime të ndryshme, por kjo nuk ka pengon që në marrëdhëniet bilaterale të ecim përpara”, tha ai.

Mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Në anën tjetër, Kurti i ka qëndruar stoik qëndrimit kundër përfshirjes së Kosovës në Ballkanin e Hapur.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ia tha në sy kryeministrit shqiptar se nuk ka asgjë të re sa i përket kësaj çështje.

“Duhet të theksojmë që arritën marrëveshje protokolle dhe memorandume 19 sot. Kjo është për tu përshëndetur, Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyet dhe vëllazërore. Vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues mes njeri tjetrit. Prandaj është kjo mbledhje për të forcuar dy shtetet tona në interes të qytetarëve. Për çështjen e ngritur ajo është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale, pra jo mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asnjë të re për tju thënë”, tha Kurti.

Theksojmë se sot në Kosovë është mbajtur mbledhja e tetë mes dy qeverive.

Në këtë mbledhje janë nënshkruar 19-të marrëveshje.

Ndërsa, në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. /Shqip.com