Lajme

Rama takon Von del Leyen, zbulon temat e diskutimit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten një takim në Pragë me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian.

Temë e bisedës ishin “piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”.

Kryeministri Rama ndodhet në Pragë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 19-të të GLOBSEC.

Në 19 vjet të egzistencës së tij, kjo është hera e parë që Forumi GLOBSEC, do të mbahet në Republikën Çeke.

Nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe ekspertë pritet të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.

/Shqip.com