Lajme

Rama sqarohet për shfuqizimin e Planit Rregullues për “Kalabrinë”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë shpjegim pse është anuluar vendimi për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Lagjen Kalabria.

Rama përmes një postimi në Facebook ka treguar se vendimi është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

“Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Prishtinës, e ndjej të nevojshme të sqaroj se Anulimi i ‘Vendimit për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Lagjen “KALABRIA”’ vjen si rezultat i vlerësimit negativ të ligjshmërisë së PRRH-së nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bazë të të cilit Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal na obligon ligjërisht për zbatimin e këtij procesi”, ka shkruar Rama.

Ndërsa, gjatë ditës së premte nën presionin dhe zhurmën e protestuesve, dhe pa prezencën e opozitës, Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka miratuar Propozim-vendimin për anulimin e vendimit për miratimin e Planit Rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”.

Vendimi është marrë me 25 vota ‘për’, as një kundër.

Banorët e kësaj lagjeje të cilët ishin të pranishëm në sallë, kanë debatuar ashpër dhe me tone të ngritura kanë kërkuar që plani të mos shfuqizohet./Shqip.com

Lexo edhe:
Nën presionin e protestuesve miratohet propozim-vendimi për shfuqizimin e Planit Rregullues për “Kalabrinë”