Lajme

Rama reagon pas arrestimit të kreut të Lushnjës: Nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga PS

Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të kreut të Lushnjës, Fatos Tushe, shkruan SHQIP.

Rama ka thënë së kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste dhe së ata duhet vetë të përgjigjen vetë para drejtësisë.

“Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia e Shqipërisë.

Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar edhe 10 persona  të tjerë./SHQIP.com