Rama publikon pamje nga tuneli i Llogorasë
Publikuar:
(09.06.2024 11:38:06)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i tunelit të Llogorasë.
“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për finalizimin e tij, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama krahas videos.
Tuneli i Llogorasë do të shkurtojë ndjeshëm distancën drejt jugut të vendit.
Tuneli i Llogorasë lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.
/Shqip.com