Lajme

Rama publikon foton e sallës së Festivalit kur ishte parking

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur krenar, që tani salla në Pallatin e Rinisë, aty ku u zhvillua Festivali i Këngës në RTK, ka marrë një pamje të re.

“Mund të bëhet, e realizuam”, shkruan Rama, krahas fotos së publikuar që tregon se si dukej salla që ishte shndërruar në parking.

“Falënderoj të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme të Festivalit të Këngës në RTK”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Mund të bëhet, e realizuam.

🙏🏼Falënderoj të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme të Festivalit të Këngës në RTK.

/Shqip.com