Rama: Prishtina me 30 autobus të rinj, 6 prej tyre elektrik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se përmes Marrëveshjes për Kredi, kryeqyteti do të bëhet me 30 autobusë të rinj, në mësin e tyre 6 do të jenë elektrik.
Ai ka shkruar se përmes këtij vendimi po bëhen hapa drejt tranzicionit të gjelbër.
“Sot nënshkruam Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient të modelit EURO-IV.
Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër”, ka shkruar Rama.
Marrëveshja e nënshkruar sipas Përparim Ramës, do të ketë ndikim në jetën e qytetarëve, për një Prishtinë më të shëndetshme dhe më të pastër.
Tutje, i pari i kryeqytetit ka njoftuar se janë krenarë që po vazhdohet bashkëpunimi i ngushtë me partnerin, BERZH.
/Shqip.com