Lajme

Rama: Po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B” dhe do të lidhet me rrugën “A”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”, e cila do të lirojë dukshëm qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”, raporton Express.

Sipas Ramës, kështu edhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza.

“Po vazhdojnë punimet në zgjatjen e rrugës “B”, e cila do të lirojë dukshëm qarkullimin e veturave në këtë pjesë dhe do të lidhet me rrugën “A”.

Në këtë pjesë të lagjes “Prishtina e re” dhe do të largohet kundërmimi i ujërave të zeza”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com