Rama për sportistët olimpik të Kosovës: I lumtur dhe krenar
Publikuar:
(07.08.2024 17:54:39)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një koment për sportistët e Kosovës që morën pjesë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”, ku rrëmbyen dhe dy medalje, me xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
/Shqip.com