Lajme

Rama: Ndryshuam jetesën e qytetarëve të Kavajës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Edi Rama pretendon se socialistët jo vetëm kanë rilindur pamjen e qytetit që kur e drejtojnë Bashkinë e Kavajës, por dhe jetën e tij.

“Në Kavajë, dielli ka filluar të buzëqeshë përsëri kur populli i Kavajës vendosi të provonte në drejtim PS-në”.

Ai dhe drejtuesi politik i Tiranës, kujtojnë se nuk i ndanë kavajësit në bazë të bindjeve, kur i goditi tërmeti dhe u ndërtuan shtëpi falas.

“Edi Rama ishte me ne në ditën më të vështirë të tërmetit, që të sigurohemi që janë 404 apartamente”, tha Erion Veliaj.

“Punuam për të gjithë njësoj, ke parë ti që në Tironë sidomos çelësi i parë iu binte gjithmonë atyne…”, shtoi Rama.

Për të treguar se cili është modeli i qeverisjes së të djathtës në krye të bashkive, tregon një histori që përbetohet se është e vërtetë.

“Kam një parë një leje, ia kishin dhënë këta demokratët. Ai e kishte vënë dokumentin në qese, ky ia kishte vënë vulën sipër qeses dhe po t’ia hiqje nga qesja s’kishte vulë”, raporton tvklan. 

Edhe në Kavajë, Rama tregon pasojat që do ketë Shqipëria në marrëdhënien me SHBA nëse i besohet vota nga shqiptarët Sali Berishës.

“Bën Kavaja, bën dhe Shqipëria pa mua, bën pa Lalin. Po pa Amerikën, ça bën Shqipëria? Do thoni ju, po pse mo do prishen ata me ne për këtë? Këta ftohen me ne, e atëherë kush fiton këtu në këtë mes? Shumë faleminderit dhe ia hongsha zemrën kësaj Kavaje”.

/Shqip.com