Rama: Më “mbytën” miqtë nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Për këtë koment, Rama tha se e “mbytën” miqtë nga Kosova se pse e ka mbrojtur Kurtin.
“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, reagimi i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.
Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por… pic.twitter.com/ahBsN5t8TS
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023
/Shqip.com