Lajme

Rama mbërrin në Ohër për “Ballkanin e Hapur”, pinë kafe me Abazoviqin dhe ambasadorin Hill

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur” i cili mbahet sot dhe nesër.

Rama ka njoftuar se me të arritur atje, ka pirë kafe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Theksojmë se Mali i Zi, njëjtë si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, e ka kundërshtuar këtë iniciativë rajonale.

Një qasje e tillë u ndryshua me ardhjen në pushtet të Abazoviqit.

Ai ka dhënë sinjale se Mali i Zi mund të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”./Shqip.com