Lajme

Rama: Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë sa i përket energjisë elektrike dhe se Shqipëria do ta mbështet sa më shumë që ka mundësi”.

Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shteti shqiptar do të bashkëpunoi ngushtë më Kosovën.

Ai tha se me transformimin e termocentralit në Vlorë, do të prodhojë 300 megavat dhe dy termocentralet lëvizëse do të japin 114 megavat që është e rëndësishme për një balancë energjetik në kushtet e krizës.

Ai tutje tha se Kosova ka halle të mëdha dhe për këtë nuk është faji i Qeverisë aktuale.

“Atyre që më përmendin Kosovën i them se Kosova ka halle shumë më të mëdha që janë të një natyre tjetër, që janë halle që vinë nga një strukturë tjetër e prodhimit të energjisë dhe nuk është çështja e Qeverisë sot. Por, Kosova ka kufizime të rënda energjie dhe përgatitet për një dimër edhe më të rëndë. Ndërkohë, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën për të dhënë e për të marrë, që të mbështesim njëri-tjetrin dhe ta mbështesim Kosovën sa më shumë”, tha ai.

Ai tha Shqipëria do të jetë ekspertues neto i energjisë brenda vitit 2030. /SHQIP.com