Lajme

Rama komenton marrëdhëniet e tensionuara: Zoti e shpëtoi Trump që të “zgjonte” Europën

Kryeministri Edi Rama sot ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës.

Rama: Ndoshta zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish, por për t’i dhënë mundësinë Evropës që të mos vazhdojë njësoj, se nuk është njësoj.

“Për mua, së pari jam në një pozitë shumë të favorshme sepse nuk jam gjerman e nuk më duhet të gjej zgjidhje për problemet e botës. Nëse unë e kam gabim askush nuk dëmtohet, por nëse Merz dhe liderët e Europës janë gabim të gjithë ne do të dëmtohemi.
Ndoshta zoti shpëtoi Trump jo vetëm për të shpëtuar Amerikën por edhe për të zgjuar Europën dhe për ta bërë të kuptojë që bota nuk është më njësoj”

/Shqip.com