Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish-ministrit Mehaj
Publikuar:
(14.08.2023 13:01:09)

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ia ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.
Kurse, Mehaj i dha dhuratë kryetarit një medalje Iliro-Dardane.
Mehaj, dha dorëheqje gjatë javës së kaluar nga posti i ministrit, për siç tha ai, për arsye familjare.
Ndërkaq, në vend të tij erdhi Ejup Maqedonci.
/Shqip.com