Rama: “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”, tashmë në duart e nxënësve në diasporë!
Publikuar:
(25.09.2024 12:41:49)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se nxënësit dhe mësuesit në diasporë, kanë tashmë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II.
Rama shkruan se kjo do të ndihmojë në procesin e mësimit të gjuhës së bukur shqipe, traditave dhe kulturës tonë, për brezin e ri.
“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.
/Shqip.com