Lajme

Rama: Do të na duhen 6 deri në 8 javë për mbylljen e Tiktok-ut

Ashtu siç e ka njoftuar më herët, kryeministri Edi Rama ka përsëritur se do t’i qëndrojë vendimit për mbylljen e rrjetit social Tik Tok në Shqipëri.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë sqaroi se do të duhen të paktën 6 javë për të venë në zbatim vendimin, i cili do të jetë në fuqi për një vit.

Kemi një situatë që ju e njihni lidhur me Tik Tok. Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë dhe siç e kam paralajmëruar është një vendim për implemtinimin e të cilit do të na duhen 6 deri në 8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”, tha Rama.

Kujtojmë se në fjalën e tij 9 ditë më parë, kryeministri njoftoi se qeveria do të mbyllë Tik Tok për një vit, pasi sipas Ramës në këtë rrjet social “shikon lloj-lloj perversiteti e rrugaçërie”.

/Shqip.com