Rama citon anketën e BE: Sot më shumë se kurrë na duhet unioni

Ashtu siç tashmë e ka bërë traditë, kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’ me ndjekësit në rrjete sociale.
“Kemi një të re shumë pozitive, Komisionerja për zgjerim, Marta Kos ka deklaruar që përgëzon Shqipërinë dhe RMV për shpejtësinë në marrjen e financimit nga plani i ri i rritjes.
Shpejtësia në planin e financimit do të thotë përmbushje e detyrave dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë.
30 mln euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat dhe 34 mln euro kalojnë për Fondit të Investimeve të Ballkanit për infrastrukturën. Kështu që besoj se është tjetër shenjë e qartë e faktit se jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar për t’u anëtarësuar në BE”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama ndau edhe një anketim të bërë së fundmi nga BE, i cili tregon mbështetjen e vendeve të unionit, mbështetja më e madhe që nga 1983, kur ka nisur të bëhet kjo anketë.
“Dua ta filloj nga një anketim i bërë së fundmi në BE, ku ka një rezultat shumë befasues për disa për aspak befasues për disa të tjerë, që për herë të parë që nga bërja e kësaj ankete në 1983, kur ka folluar kjo anketë, ka një shifër për herë të parë rekord 74 përqind e bllokut të BE që beson se vendi i tyre ka përfituar nga BE, dhe që beson se sot, ka arsye të tjera për të mbështetur BE.
35 përqind e mbështetësve të kësaj mase shumë domethënëse mbështetje për BE, citojnë paqen dhe sigurinë, që është në fakt edhe arsyeja pse po ua përsëris përditë pse me 11 Maj vota ka një peshë specifike të rëndësishme gjeopolitike për të garantuar paqen dhe sigurinë e popullit tonë në BE.
34 përqind të tjerë, si arsye të parë, citojnë rritjen e bashkëpunimit mes vendeve që fuqizon drejtpërdrejt edhe ekonominë. Kjo bluja është mbështetja vend pas vendi e BE, e paparë që nga 1983. Janë në një mendje masivisht që prania në BE, është garanci për paqen dhe sigurinë. Atyre që thonë se çfarë na duhet BE, sot më shumë se kurrë na duhet BE dhe ne BE.“
/Shqip.com