Lajme

Rama bën 2 ndryshime në qeveri

Dy zëvendësministra të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë liruar nga detyra.

Artemis Kalo dhe Besart Kadia janë dy emrat e liruar nga posti si zëvendësministër. 

Artemis Malo u emerua në këtë post në shkurt të 2022, ndërsa Besart Kadia në mars të vitit 2023.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

/Shqip.com