Lajme Ballkan

Rama: 140 mjekë specialistë i janë shtuar spitaleve tona prej janarit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë lidhur me sektorin e shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se 140 mjekë specialistë i janë shtuar spitaleve në Shqipëri.

“Prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit”, ka shkruar Rama.

Ai thotë se mjekët e rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug të Shqipërisë.

/Shqip.com