Ralf Rangnick: Suksesi mund të arrihet vetëm me zhvillim

Rezultatet munguan dhe vendosën që ta ndryshojnë trajnerin.
Ralf Rangnick debutoi me fitore, si trajner i përkohshëm i Manchester United.
Në një intervistë, për mediat angleze, ai ka folur për për situatën aktuale te “Djajtë e Kuq” dhe qëllimet që ka me këtë skuadër.
“Suksesi mund të arrihet vetëm me zhvillim. Nëse ne mund të zhvillojmë ekipin në gjashtë muajt e ardhshëm, e diela tregoi se si ekipi mund të luajë. Ende ka vend për përmirësim. Fakti që e mbyllëm ndeshjen pa pranuar golë, për herë të parë në “Old Trafford “që nga prilli, ishte e qartë se ku duhet të jenë prioritetet”, tha ai fillimisht.
Ndërsa, i pyetur nëse Unitedi, mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, ai tha se është herët të flitet për gjëra të tilla.
“Tani është shumë herët, jam këtu vetëm një javë dhe kam menaxhuar vetëm një ndeshje.
:focal(1195x183:1197x181)/origin-imgresizer.eurosport.com/2021/12/06/3267150-66860268-2560-1440.jpg)
“Natyrisht që me një klub si ky, jemi ambicioz në të gjitha garat”, potencoi trajneri gjerman.
I njohur me nofkën “Profesori”, Ragnick njihet për disiplinën dhe taktizimet që ka pasur në skuadrat që ka drejtuar në të kaluarën.
Ai po ashtu ëshë i veçuar për rreshtimin “4-2-2” që e ka praktikuar në Bundesliga shumë vite, ndërsa të njëjtën e bëri edhe në Manchester – kundër Crystal Palace.
Sa i përket rënditjes tabelare, Manchester United gjendet në vend të gjashtë në Premierligë, me 24 pikëm nga 15-të ndeshjeve të zhvilluara.
11-të pikë më pak se Manchester City që është lider në ishull. /Shqip.com