Lajme

Rakiq: Nuk do ketë instuticione të Kosovës, nëse nuk ka Asosacion

Goran Rakiq

I pari i Listës serbe, Goran Rakiq, në konferencën e mbajtur për media, ka thënë se duhet “luftuar” për të vënë në zbatim marrëveshjen për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, shkruan Shqip.com.

“Në qoftë se nuk fillojnë bisedimet për Asociacionin në muajin e ardhshëm, nuk do të ketë më as institucione të Kosovës ”, tha Rakiq.

Sa i përket zgedhjeve, sipas KQZ-së, dalja më e madhe e votuesve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është shënuar në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.

Konferencë e Listës Serbe lidhur me zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Prononsimi për media

Në Zveçan kanë votuar rreth 84 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, përkatësisht 5,773 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit 6,879 sa janë të regjistruar me të drejtë vote.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë./Shqip.com.