Rajçinca – qytetarëve: Kryeni obligimin tuaj qytetar
Publikuar:
(14.11.2021 12:33:57)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Enver Rajçinca, ka kryer obligimin e tij qytetar.
Këtë ai ia ka kërkuar edhe qytetarëve.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të dalin t’a kryejnë obligimin e tyre”.
“Sot është ditë e mirë. Uroj që procesi zgjedhor të shkoj mirë deri në fund”, ka thënë ai.
Kundërkandidati i tij Burim Berisha ka qenë kandidati i parë për kryetar që ka votuar. /Shqip.com