Rahovec, sulmohen me thikë burrë e grua
Publikuar:
(11.09.2022 09:00:17)

Një burrë dhe një grua janë sulmuar me thikë nga ana e një personi.
Sipas raportit 24-të orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në qytetin e Rahovecit.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore”, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com