Radojeviq: Vetëm serbët mund ta marrin vendimin për hapjen e urës në Ibër
Publikuar:
(30.04.2023 14:18:35)

Milan Radojeviq, ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, ka thënë se vendimin për hapjen e mundshme të urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët, të cilët, siç ka theksuar ai, kanë paguar çmim të lartë për të vazhduar të jetojnë në pjesën e Mitrovicës së Veriut dhe komunat tjera në Veri të Kosovës.
“Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, shkroi Radojeviq në Instagram.
Ndryshe, Radojeviq dha dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi përfaqësuesit e serbëve lokalë të Kosovës vendosën të largohen nga të gjitha institucionet, përcjell tanjug.rs.
/Shqip.com