Ra nga lartësia teksa po punonte, vdes një person në Prishtinë
Publikuar:
(15.08.2023 09:05:08)

Një person në Prishtinë ka vdekur si pasojë e rënies nga lartësia, teksa po punonte. Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:26.
“HETIM I VDEKJES – Prishtinë 14.08.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
/Shqip.com