Kulturë

Qyteti i Beratit në listën e revistës amerikane

“Shtëpi prej guri vijojnë brigjet e lumit Osum në Berat, duke mbështjellë vizitorët në bukurinë historike të qytetit”.


Kështu fillon artikulli i revistës prestigjioze amerikane “Time”, dedikuar qytetit të Beratit.


Një muze etnografik në një shtëpi tradicionale përballë rrugës ofron më shumë kontekst shqiptar, së bashku me kishat bizantine të shekullit të 13-të të Beratit, xhamitë e shekullit të 16-të dhe një kështjellë, vazhdon tutje artikulli.


Berati vazhdon traditën e mikpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij.
Tridhjetë minuta në malet jashtë qytetit, Restorant Roshniku ​​shërben me bollëk gosti tradicionale, me produkte vendase, duke përfshirë verë.

/Shqip.com