QKUK: Operohen 10 fëmijë me probleme në zemër, ekzaminohen 153 të tjerë
Publikuar:
(04.12.2021 14:24:09)

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njofton se 10 fëmijë me probleme në zemër që po trajtohen në QKUK janë operuar, ndërsa janë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë.
Kjo është bërë në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit “Goli”, ku kanë shërbyer një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
“Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello./SHQIP.com