Kulturë

“Qilim Fest”, Kumbaro: Promovim i vazhdimësisë së traditës së artizanëve

“Qilim Fest”
“Qilim Fest”

“Qilim Fest” ishte aktiviteti kulturor i radhës i zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës nga bashkia e qytetit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bën me dije sot se mjeshtrat e tezgjahut dhe zonjat e sepeteve të rënda të Gjirokastrës dhuruan një emocion të veçantë duke zbuluar gjithë trashëgiminë e zonës para mijëra vizitorëve në “Qilim Fest”, një prej atyre ngjarjeve që promovojnë vazhdimësinë e traditës dhe shpirtin e artizanëve e zejtarëve të cilët i kanë dhënë Gjirokastrës identitetin unik që na bën krenarë në botë dhe e mbrojtur fort nga UNESCO.

Turistët nga e gjithë bota në Qafën e Pazarit e jo vetëm, janë shembulli më domethënës se si trashëgimia kulturore shndërrohet në një motor për zhvillimin e ekonomisë. E shkuara jonë është një aset i jashtëzakonshëm për të ndërtuar këtu një të ardhme të sigurt përmes turizmit. /atsh

/Shqip.com