Qeveria shqiptare fshehu për dy vjet zgjatjen e afatit për rrugën e Arbrit

Me datën 2 gusht, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në Shqipëri Belinda Ballaku ka njoftuar shtyrjen për 17 muaj të afatit të punimeve në rrugën e Arbërit.
Ky project koncesionar pritet t’i kushtojë qytetarëve rreth 330 milionë euro.
Kjo ishte parashikuar të dorëzohej në prill të vitit 2022 por që tashmë kjo pritet të përfundojë në shtator të vitit të ardshëm, raporton report.al
.Sipas ministers Ballukut, shkak i shtyrjes së afatit ishin bërë problemet gjeologjike.
“Mbetet për t’u dorëzuar tuneli i Murrizit, i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe përsa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të shikohet i gjithë projekti,” ka deklaruar Balluku në një aktivitet publik.

Mirëpo të dhënat e siguruara nga Ministria e Infrastrukturës tregojnë se projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020; por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut.
Në një ceremoni inaugurimi të mbajtur thuajse një vit pas ndryshimit të afatit, ministrja Balluku deklaroi në prani të kryeministrit Edi Rama se rruga pritej të përfundonte në prill 2022 – një deklaratë kjo jo vetëm e pabazuar, por në dukje edhe qëllimisht e pavërtetë.

“Me miratimin e projekt- zbatimit të ndryshuar është miratuar dhe shtesa e afatit,” tha Ministria, ndërsa theksoi se vendimi është marrë bazuar në vlerësimet e një inxhinieri të pavarur, Institutit të Ndërtimit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku u pritën me tupanë dhe me fëmijë të veshur me kostume popullore në hyrje të tunelit të Murrizit më 29 nëntor 2021, ndërsa një tra prej betoni u ngrit në ajër në mënyrë simbolike.
Pavarësisht problemeve në disa segmente, rruga është funksionale nëpërmjet bypassit të Qafës së Murrizit, në një lartësi mbi 1000 metra, ku kalohet me vështirësi kryesisht në dimër./Shqip.com