Qeveria shkarkon anëtarin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor
Publikuar:
(19.01.2023 19:31:31)

Në mbledhjen e 120-të, Qeveria shkarkon anëtarin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
/Shqip.com