Qeveria miraton tri marrëveshje të arritura mes shteteve të Ballkanit Perëndimor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të sotme kanë miratuar disa marrëveshje që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja e parë e miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës ishte lëvizja e lirshme vetëm me letërnjoftime në gjashtë vendet e Ballkanit e që u prezantua nga kryeministri, Albin Kurti.
“Përmes marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftim, qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të lëvizin lirshëm duke përdorur letërnjoftimin e njërës nga shtetet sipas legjislacionit në fuqi. Më hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje për rajonin dhe pas ratifikimit nga dy vendet përkatëse, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime”, tha Kurti.
Marrëveshja e dytë ka të bëjë me njohjen e diplomave nga institucionet publike në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, diplomat e institucioneve publike të arsimit të lartë në gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të njihen me procedura të thjeshtësuara dhe falas. Kështu, do të hiqet një pengesë kyçe për mobilitetin e studentëve, akademikëve dhe fuqisë punëtore brenda rajonit”.
Kurse, marrëveshja e tretë ka të bëjë me marrëveshjen për njohjen e kualifikimet.
“Me marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale, bëhet e mundur që profesionet e mjekëve, stomatologëve dhe artitekëve të ushtrohen lirshëm në secilën nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve që në shtetin pritës të ushtrojnë të njëjtin profesion për të cilin janë kualifikuar në shtetin amë”.
Tutje, Kurti tha se me marrëveshjen e fundit kushtet e punës nuk mund të jenë më të pafavorshme për profesionistët e huaj se ata të shtetit të tyre.
/Shqip.com