Qeveria merr këto vendime në mbledhjen e 200-të
Ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për Projektin “Banimi Social Adekuat”.
Marrëveshja e Kredisë kap vlerën totale prej 25 milionë euro. Objektivi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të menaxhimit të banimit social në Kosovë, dhe ngritja e numrit të njësive të banimit social në vend.
Qeveria ka dhënë mendimin e saj lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për Kripto- Asetet”. Përtej komenteve specifike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës, konstaton që Projektligji i tillë është i nevojshëm, i domosdoshëm për të harmonizuar këtë sferë të ndjeshme me legjislacionin e BE-së, dhe në dritë të kësaj, i rekomandon Kuvendit t’ju përmbahet parimeve të BE-së në kuptim të licencimit, mbrojtjes së konsumatorëve e parandalimit të abuzimit të tregut në këtë fushë.
Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Infermierë, Kirurgë, Veterinarë, Farmacistë dhe Mami në Kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore. Kjo marrëveshje është arritur në Proces të Berlinit në mes të Gjashtë Shteteve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Ekzekutivi ka miratuar kërkesën për shpronësimin e pronave që prekën nga zgjerimi i rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, Segmenti Dollc-Ramun.
Dy parcela tek ish-Pallati i Shtypit i janë bartur Depos Qendrore të Barnave dhe akomodim të administratës së Ministrisë së Shëndetësisë.
Kërkesa e Komunës së Podujevës për të themeluar Parkun Industrial dhe Teknologjik me emërtimin Park i Përgjithshëm në Komunën e Podujevës më kohëzgjatje prej 99 vjet, ka marrë mbështetje. Komuna e Podujevës ka adresuar kërkesën për krijimin e Parkut Industrial. Pas vlerësimeve nga A
Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin i rekomandohet Presidentes që ta autorizojë Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Projektin e Magjistrales Prishtinë – Mitrovicë. Shuma totale kapë shifrën e afro 17 milionë euro, nga të cilat rreth 13 milionë euro janë kredi e marrë nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe 4 milionë euro janë kontribut i Qeverisë sonë.
Janë ndarë 10 milionë euro për zbatimin e Masës 2.2 – Mbështetje bizneseve për qasje në financa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
/Shqip.com