Lajme

Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Kosovë ka mbajtur mbledhje e radhës. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan shumë vendime.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje që u mbajt në mënyrë elektronike u shqyrtua dhe miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 02/50 i datës 23 dhjetor 2021.

Në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij vendimi sipas njoftimit të Qeverisë me qëllim të shmangies së vakumit juridik, këto vendime mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja ligjore.

Këto janë udhëzimet administrative që pësuan ndryshime.

1.Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;

2.Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

3.Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

4.Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

5.Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

6.Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

7.Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

Kjo ishte mbledhja e 71 me radhë e Qeverisë së Kosovës./Shqip.com