Lajme

Qeveria Kurti e shkarkon Zv. Drejtorin e ASHNA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës të martën ka marrë një vendim; shkarkimin e Shpëtim Selmanajt nga pozita e Zëvendësdrejtorit për Shërbime Administrative-Financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Kjo për Shqip.com është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 18/50 i datës 05.06.2018, përmes të cilit është emëruar Zëvendësdrejtori për Shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Shpëtim Selmanajt,

Selmanaj u zgjodh si Zv. Drejtor në ASHNA përgjatë kohës kryeministër ishte Ramush Haradinaj. 

Shkarkimet kanë qenë një nga politikat e Qeverisë Kurti 1 dhe qeverisjes aktuale. /Shqip.com