Lajme

Qeveria insiston që drafti i Lajçakut të dërgohet nga Brukseli në Venecia, pastaj të shkojë në Kushtetuese

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se drafti i Lajçakut duhet të dërgohet nga Brukseli në Venecia, pastaj të shkojë në Kushtetuese.

Ai ka thënë për Kosova Press se BE-ja dhe Lajçak duhet të legalizojnë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Qorrolli shtoi se në formën aktuale si një non-paper pa një nënshkrim, logo, si dhe e ndarë nga marrëveshja e Brukselt dhe Ohrit, qeveria e ka të pamundur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Institucionet e BE-së, mund të dërgojnë dhe t’i kërkojnë një opinion këshillëdhënës, i cili nuk është obligativ. Venecia pastaj dhe Gjykata Kushtetuese të bëhen dy vendime figurativisht. Zotëri Lajcak duhet të legjitimojë arsyen e vet dhe ta legalizojë përndryshe s’ka kuptim”, thotë ai.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor në Bruksel, ku temë kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

/Shqip.com