Qeveria e Shqipërisë “Rama 3” zotohet se do të lobojë në njohjen e Kosovës

Qeveria e Shqipërisë “Rama 3” ka bërë të ditur se në fushën e politikës së jashtme synon forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, njofton Shqip.com.
Ajo zotohet se do të bëjë lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës si dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në Organiztën e Kombeve të Bashkuara.
Kurse, në tryezën e përvitshme që qeverive Kosovë – Shqipëri pritet të përfshihen edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin.
Tutje, në lsitën e prioriteteve kryesojnë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrim në Bashkimin Evropian dhe dërgimin para të nismës “Ballkani i Hapur”, duke zbatuar marrëveshjet e arritura më 29 korrik nga Rama- Vuçiq-Zaev dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnjën.
Po ashtu, Qeveria ka theksuar se do të angazhohen për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur” dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit./Shqip.com